Restaurimi në Mësonjëtoren e Parë Shqipe, aktivistët në protestë: U cënua

Restaurimi i bërë në Mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë, e cila tani mban emrin Muzeu i Arsimit Korçë, ka sjellë reagime të ndryshme të qytetarëve dhe aktivistëve civilë.

Këtë të martë grupe të aktivistëve kanë protestuar pasi këtë ndërhyrje e konsiderojnë një cënimin të Mësonjëtores.

“Transformimi i saj nuk mbart asnjë lloj kuptimi dhe këtu jemi edhe me mbështetjen e qytetarëve sepse nuk mund ta pranojnë këtë masakër që po i bëjnë qytetit”, u shpreh një nga protestueset.

Gjatë kësaj protestë ka pasur edhe ndërhyrje nga qytetarë të cilët e kanë quajtur një turp këtë reagim, ndërsa shprehet: “Turp për ju që talleni me mbiemrin tim”, shprehet ai.

/abcnews.al/

The post Restaurimi në Mësonjëtoren e Parë Shqipe, aktivistët në protestë: U cënua appeared first on Abc News.