“S’do të të mërzis kurrë”, Xhemi Shehu publikon foton që Arbana s’do të donte të shihte

Djali i Arbana Osmanit, Joni feston sot ditëlindjen. Moderatorja publikoi disa fotografi të shkrepura ndër vite me të birin, disa prej të cilave të papublikuara më parë. Përkrah këtyre imazheve, Arbana shkroi dhe disa fjalë të ëmbla: “Vetëm Zoti e di sa të dua o Joni! Happy birthday jeta ime”.

Por ditëlindja nuk është mbyllur me kaq, pasi moderatorja i ka organizuar një festë vogëlushit të saj dhe këtë e ka zbuluar Xhemi Shehu. Kjo e fundit ka publikuar një fotografi të Arbanës në Instastory, në të cilën shihet e veshur me një fustan të kuq ndërsa mban gjithashtu dhe një shpatë në dorë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Madje ajo ka bërë dhe shaka me faktin që Arbana shfaqet me shpatë në dorë. “Nga sot e tutje, nuk do të mërzis më kurrë”, ka shkruar me humor Xhemi krahas fotos. /abcnews.al

 

The post “S’do të të mërzis kurrë”, Xhemi Shehu publikon foton që Arbana s’do të donte të shihte appeared first on Abc News.