Shehaj: Renditja pas Berishës vlerë e shtuar, nuk synoj të bëhem ministër

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, në Tiranë, Agron Shehaj i ftuar në Log. me gazetarin Endri Xhafo ka komentuar rolin që ka një sipërmarrës në politikë.

Shehaj ndër të tjera ka theksuar se ndihet i privilegjuar që këtë herë ai kandidon për në Tiranë. Ndër të tjera ai ka theksuar se është i nderuar dhe vendi i gjashtë dhe direkt pas Sali Berishës vlen më shumë se vendi i parë që ishte në 2017 në Vlorë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ai do të vijojë që të jetë shumë gjatë në politikë dhe ka theksuar se nuk pret asnjë post të rëndësishëm.

Unë kam qenë pjesë e opozitës dhe jo e mazhorancës dhe i është kërkuar që të propozojë ligje, por kjo gjë te ne vjen nga qeveria, unë nuk jam parë mirë por një nga gjërat që unë kam ngritur në parlament janë koncesionet që dhe për të cilën jam sulmuar. Koncesionet në thelb është një formë e financimit të veprave publike. Mazhoranca na kritikon duke thënë se nuk duam rrugë, spitale apo shkolla por nuk thonë thelbin, ne i duam investimet por jo duke vjedhur.

Vendi 6 pas Sali Berishës vlen më shumë se i pari në Vlorë. unë jam i lumtur që në fillim jam zgjedhur në Vlorë, unë nga atje kam ikur që 13 vjeç dhe atje thjesht kam shkuar për lidhjet që kam atje. Tirana është vendi ku unë kam bizneset dhe ku kam bërë jetën time pas kthimit nga Italia. Tirana është vendi ku dhe ndryshohen gjërat.

Unë jam shumë optimist .unë nuk besoj te sondazhet, pasi feedback në terren është shumë ndryshe nga ajo që tregojnë sondazhet.

Nuk jam futur në politikë vetëm për mënyrë të përkohshme jam futur për të qëndruar. Unë do të jem në shërbim të qytetarëve. Problemet e Shqipërisë nuk kanë çaluar nga ekspertët e ekonomisë. Nuk synoj që të bëhem ministër, bëj gjithçka që kam në dorë”, ka thënë ai./abcnews.al

The post Shehaj: Renditja pas Berishës vlerë e shtuar, nuk synoj të bëhem ministër appeared first on Abc News.