Sherr në PD-në e Vlorës, dorëhiqet Bujar Leskaj?

Plas në degën e PD-së në Vlorë. Drejtuesi politik i PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj që njëkohësisht është edhe i pari në listën e këtij qarku për zgjedhjet e 25 prillit është drejt dorëheqjes nga gara. Gazetari i ABC Elton Nikaj mëson se 24 orë pas zyrtarizimit të listave të kandidatëve për PD-në në degën e selisë blu në Vlorë mbrëmjen e sotme ka pasur konflikte për listat e kandidatëve. Debatet dhe akuzat mes drejtuesit politik dhe të pakënaqurve kanë qenë të forta për shkak të listave.

Por një tjetër burim tha se situata është qetësuar. “Ka qenë një mbledhje në PD e Vlorës në lidhje me listat dhe përfaqësimin e PD. Gjatë mbledhjes Bujar Leskaj ka shprehur pakënaqësi për nivelin e përfaqësimit. Gjatë bisedës ka deklaruar se mund të jap dorëheqjen, por nuk e ka dhënë, është qetësuar situata” i tha një burim, gazetarit të ABC, Juxhin Mustafaraj.

Momenti kur Bujar Leskaj, Agron Kuliçi dhe demokratët dalin nga selia e PD-së Vlorë

Me urgjencë nga selia blu në Tiranë është nisur Agron Kuliçi, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtet, por ende nuk është zyrtarizuar nëse do të jetë ai udhëheqësi i listës në vendin e Leskajt nëse ish-kreu i KLSH heq dorë.

LISTA e PD-së Vlorë
Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Fatjon Veizaj
Arber Agalliu
Gezim Ademaj (PDIU)
Nada Daullja
Jolio Dine
Julian Zoto
Nada Meçorapaj
Lasko Milto Nasti (PBDNJ)
Atird Hoxhaj
Alta Hazizi
Lorenc Dane
Edmond Fetah
Maniola Cikuli
Hysni Sharra
Ilir Gunbardhi
Afrovita Dhimojani

/ db/ Abcnews.al

The post Sherr në PD-në e Vlorës, dorëhiqet Bujar Leskaj? appeared first on Abc News.