Shifra të larta të infektuarish me Covid në Kosovë, humbin jetën 12 persona

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 12 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 777 raste të reja.

Sipas të dhënëve të fundit nga 4 143 testime të bëra dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 777 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (88, 83, 79, 72 vjeç), Ferizaj 3 raste (81, 75, 71 vjeç), Pejë 2 raste (85, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (61 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (72 vjeç)”, thuhet në njoftimin e ISHPK.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76,968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14,101.

Sipas IKSHPK, numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,906 raste të vdekjes./abcnews.al

The post Shifra të larta të infektuarish me Covid në Kosovë, humbin jetën 12 persona appeared first on Abc News.