Shqipëria fiton pastër ndaj San Marinos, vendosin Manaj dhe Uzuni

Shqipëria ka arritur që të marrë një fitore të pastër 2-0 ndaj San Marinos në transfertë. Ky është suksesi i dytë në grup për Kombëtaren tonë, teksa pësuan një humbje ndaj Anglisë tri ditë më parë. Kuqezinjtë nuk mundën që të zhbllokonin rezultatin në 45 minutat e para.

Rastin më të pastër e pati kapiteni Elseid Hysaj, i cili u ndal nga një pritje shumë e mirë e portierit Benedetini.

Në minutën e 36-të, Lacit ju hoq topi në momentin e fundit, teksa ishte shumë pranë golit të avantazhit.

 

Fillimi i fraksionit të dytë ishte më i mirë për Shqipërinë që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 63-të. Uzuni shërben një top fantastik në zonë për Rey Manaj, i cili e ka të thjeshtë për të realizuar me kokë.

Skuadra e drejtuar nga Reja u hodh në sulm në kërkim edhe të golit të dytë, por Manaj nuk do të konkretizonte një tjetër goditje me kokë. 8 minuta nga funi i ndeshjes ndërkohë Hysaj do të gjente shtyllën pas një kontrollit fantastik. Gjithsesi goli nuk do të vononte, pasi tri minuta më as Veseli ishte në vendin dhe në kohën e duhur për të goditur, por për fatin e tij të keq në fund e devijon topin Uzuni