Skandal me qendrat historike/ Jepet alarmi: Betonizimi i trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë

Çfarë e bashkon një projekt Bypass-i në Gjirokaster e një projekt Parkimi Nëntokësor me një të tillë të dalë në publik së fundmi në Berat??  I bashkon borxhi që qeveria shqiptare ka marrre nga Banka Botërore rreth 70 milionre dollare per katër qytete: Sarandë, Përmet, Gjirokastër dhe Berat!

 

Qendrat e shumë qytetave të Shqipërisë, po ashtu dhe disa fshatrave turistike janë betonizuar tashmë duke na dhënë një pamje uniformë, por mbi të gjitha një dhunë betoni, e kundërshtuar nga mjaft specialist. Por çfarë fshihet pas këtyre projekteve të prezantuar nga qeveria? Nga ana tjetër çfarë e bashkon një projekt Bypass-i në Gjirokaster e një projekt Parkimi Nëntokësor me një të tillë të dalë në publik së fundmi në Berat??

I bashkon borxhi që qeveria shqiptare ka marrre nga Banka Botërore rreth 70 milion dollar per katër qytete: Sarandë, Përmet, Gjirokastër dhe Berat!

Kjo është deklarata, që e mbështet mbi një arsye llogjike, e argumentash teknike specialisti monumenteve, Kreshnik Merxhani, një prej aktivistëve të lëvizjes së Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, dhe në çdo herë llogarikërkues ndaj institucioneve përgjegjëse për çfarë po ndodh me trashëgiminë e kulturës.

Merxhani thotë se Banka Botërore me palën shqiptare e ka negociuar që prej 2015-6 dhe marrë në 2017, afati për të ekzekutuar projekte për infrastrukturë turistike ishte 2017-2022. “Me infrastrukturë kuptohet që nga ngritja e kapaciteteve njerezore e deri te përmiresimi i kushteve të muzeve, institucioneve të kulturës e artit etj. Në këto vite me sa duket gjumashet dolen ata që e kanë marrë ketë borxh – që do rëndojë xhepat e të gjithë shqiptarëve – e të cilin duhet ta menaxhonte e ekzekutonte Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkërendim me Bashkitë tashmë monopartiake.”

Specialisti  duke e ndjekur këtë problematikë ndaj faktin se në gati tre vite nuk është bërë asnjë gjë, ndërsa mbetet edhe një vit për të ekzekutuar këtë fond, në ironi se nuk do  mund të shkojë në destinacionin e caktuar, por si gjithnjë devijanca e fondeve shkon për punë të kota, dhe propagandë që siç duket këtë herë, ka arsye më të fortë, pasi jemi në prag të zgjedhjeve.

“Në gati tri vite e me shumë është fjetur për shtatë palë qejfe e tashmë meqënese teorikisht ka vetëm 1 vit për të ekzekutuar këto fonde borxh, po shpejtohet jo me në ndihme të turizmit dhe mbi të gjitha të arsyes pse kemi turizëm pra të trashëgimisë kulturore por drejt parkingjeve, bypass-eve e një zot e di çfarë tjetër.”

Merxhani ashtu si herë të tjera ndalet në dy qytetet unike shqiptare, Berati dhe Gjirokastra duke tërhequr vëmendjen se si këto projekte betonizuese u shfaqën papritur duke humbur mjaft nga orginaliteti i këtyre qyteteve.

“Prandaj si në Berat e në Gjirokastër papritur u shfaqen projekte asfalto-betoni sepse konsumojnë vlera te medha e prej tyre % është e madhe dhe në një dorë.

Retorika është e njëjtë në të dyja krahet duke deshmuar dhe njefare mungesë origjinaliteti deri në plagjiaturë, po na thonë se: Nuk e dashkemi qytetin e se shpesh i akuzokemi se ska zhvillim….!! U kuptua që zhvillimi i tyre është BETONI, për këtë Lubonja ka bërë një shkrim të zgjeruar ku paraqet monstrat mbi qytet.”

Me tej specialist thotë se, padyshim, “fushata nuk ju lë kohe të mendojnë shumë dhe ngutja për gjoja “zhvillim” duket që ska lidhje me konsideratat për qytetin në asnjë rast. Ne Gjirokastër edhe ata që i sheshin këto projekte si receta zgjidhje për levizshmerine e dine qe si njera e si tjetra jane ishuj qe skane lidhje as me qytetin e rrjetin rrugor, as me vlerat arkitektoonike e urbane e as me qendrueshmerine. Megjithate, aq ju bën s’kanë më kohë, duhen tenderuar për çdo rast! S’ka më kohe as për miratime nga UNESCO e madje as për t’i njoftuar! Keshtu dalja e gjumit ardhka me tonelata betoni per Gjirokastren dhe Beratin dhe me nje shperfillje ngaj UNESCO-s qe do të ketë pasoja direkte per vendndodhjet sic pati ne 2012 ku pati monitorim reaktiv mbi ndertimet pa leje dhe betonizimet në këto dy qendra (vecanerisht gjirokastra). Historia po riciklohet, dhe betoni mbi monumente gjithashtu.”

Kujtojmë se në datën  3 tetor 2020 u shpall projekti i miratuar i Bypass-it nga Bashkia ne Gjirokastër e në 12 tetor nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpallet thirrja për “plan mobiliteti” për të paketuar si duhet dy projekte tashmë të miratuara e me tabele te vendi. “Sikundër dhe me Qendrën Historike të Tiranes shkatërrimi bëhet ashiqare e as për procedurë me se kanë ndërmend.”, shton Merxhani, duke parë se e gjithë kjo është një farsë e pushtetit për të shëmtuar këtë vend, vetëm në kurriz të përfitmeve personale.

Po, për të njëjtën temë më herët, në veçanti për shkatërrimet kulturore, e atë të Teatrit analisti Fatos Lubonja do shprehej në media: Për teatrin dhe vrasësit e tij, monstrat dhe demonët që na qeverisin, nga Fatos Lubonja: “Duke përdorur këtë kundërargument te shkatërrimi i Teatrit dikush me të drejtë mund të më thoshte se, nëse flas për një numër të madh shqiptarësh që përdorin fjalën “monstër” për shkatërruesit, kjo nënkupton se nuk është mosmendimi i tyre që i ka penguar ata ta mbrojnë Teatrin, por pushteti i të liqve, dhuna e një pakice që, si e tillë, ndoshta nuk duhen quajtur kope rinocerontësh apo përbindësh. Por përsëri ngrihet pyetja: si arriti kjo pakicë të dominojë shumicën, që praktikisht do të thotë të bëhet shumicë, e të kapë shtetin?

Gjykoj se fenomeni i rinocerontizimit – edhe ai që kemi jetuar në komunizëm, edhe ky që po jetojmë sot – është shumë më kompleks se thjeshtëzimi i tij në ndarjen mekanike midis një pakice monstrash dhe një shumice që u nënshtrohet apo bindet atyre. Me rinocerontizimin duhet të kuptojmë procesin e shkallëshkallshëm të shndërrimit të një pakice monstrash në një shumicë të përbindshme”.