Skenari ogurzi për Greqinë: Numri i të intubuarve mund të shkojë në 1,000 për Pashkë

Autoritetet në Greqi po përgatiten për lehtësim të mëtejshëm të masave shtrënguse, por duket se situata epidemiologjike nuk le vend për lajme të mira. Sipas raportimeve, në një periudhë prej katër javësh, rastet ditore me Covid-19 janë rritur me 34 për qind, vdekjet me 72 për qind dhe të intubuarit me 55%.

Ditën e djeshme u regjistrua rekordi i radhës i rasteve ditore, 4,309 të infektuar, por edhe numri më i lartë i testeve të bëra 75,182.

Skenarët e profesor Sotiris Tsiodras për të intubuarit

Në spitalet e Atikës, aktualisht janë duke u trajtuar 2.454 pacientë, nga të cilët 398 janë të intubuar.

180 të tjerë janë të intubohen në spitalet në Greqinë veriore. Profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras, iu referua indeksit të lartë të pacientëve të intubuar, duke shpalosur një skenar “ogurzi”, por të dukshëm, gjatë fjalës së tij në Akademinë e Athinës në “PANDEMIA SARS-CoV-2: Shkenca që shoqëron e vërteta “.

Sipas tij, numri i të intubuarve do të shkojë në 1,000 në maj, nëse indeksi i riprodhimit të virusit, rritet në 1.1 nga 0.97 që ishte në territorin e vendit një dite më parë. Nëse indeksi R mbahet në 1, mund të ketë një stabilizim në rreth 700 të intubuar dhe nëse bie pak, në 0.8, atëherë numri i të intubuarve mund të shkojë në 200. sb/abcnews.al/

The post Skenari ogurzi për Greqinë: Numri i të intubuarve mund të shkojë në 1,000 për Pashkë appeared first on Abc News.