Sfida mes San Marinos dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” ka startuar në orën 20:45 .
LIVE| SAN MARINO – SHQIPËRI 0-0
MINUTË PAS MINUTE
14’ Rasti i parë i mirëfilltë për Shqipërinë. Hysaj nga e djathta ka hapësirë për të gjuajtur dhe tenton portën, gardiani i vendasve grushton e pastak pastaj largon mbrojtja.
12’ Pasim perfekt i Hysajt për Lenjanin në shtyllën e dytë, gjuajtja me kokë e mbrojtësit të krahut përfundion në duart e portierit.
6’ Manaj provon me një të djathtë në hyrje të zonës, sfera bllokohet nga mbrojtja vendase. 2’ Shqipëria provon shpejt me një harkim të Hysajt nga e djathta për Brojën, por nuk gjen sulmuesin.
1’ Nis ndeshja në stadiumin e Serravales.
FORMACIONET ZYRTARE:
SAN MARINO: Benedetini, Batistini, Fabri, Simoncini, Rosi, Palaci, Tomasini, Golinuçi, Mularoni, Nani, Berardi.
SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani, Bare, Laçi, Ramadani, Manaj, Broja.