Tryeza për “Zgjedhoren”, Mirush Kabashi: Jemi si anije pa busull, do formojmë diktatorë të rinj

Ai është jashtë nismës për ndryshimin e sistemit por jo se është dakord me sjelljen e politikës.

Mirush Kabashi, aktori i madh, nuk qëndron plotësisht indiferent ndaj kryetemës aktuale të politikës poltike, atë për  reformëm zgjedhore.

 “Reforma elektorale, ne deri tani kemi diskutuar se si t’i vjedhim votat ose si ti ruajmë nga armiku po ti vjedhim ne, domëthënë brenda familjes së politikës. Po kush e ka bërë, kush e ka futur këtë element në sistemin politikë, kush e futi? Vetë partitë politike. Dhe e kanë perfeksionuar deri në këtë formë sa sot nuk po arrijmë dot t’ia gjejnë zgjidhjen”, është shprehur Kabashi.

Aktori ishte në tryezën e shoqërisë civile, që prej kohësh kërkon ndryshim të sistemit dhe hapjen e listave. Përtej kësaj kërkese, aktori shprehu pikëpamjet e tij për shoqërinë e demorkacinë.

Shoqëria shqiptare është si një anije e cila nuk ka busull dhe nuk ka një destinacion. Mos thotë njeri që kemi demokraci, ku ështe e shprehur?” ka thënë ndër të tjera aktori.

Nga kjo Kabashit i rezulton një formë e re dikature në vend.

Të njëjtat ministra apo nipat, mbesat, me të njëjtat vetura, me të njëjtët shoferë, do të drejtojnë të njëjtat ministri. Po si kështu, fitimtarët fitimtarë, e të mundurit të mundur në përjetësi? Ah jo! Në qoftë kështu mos ardhsh kurrë oj demokraci! Dhe më duket se drejt këtyre vargjeve, si profet më duket Bardhyl Londo, drejt këtyre ne po shkojmë nëse do të vazhdohet kështu. Do të formojmë edhe diktatorë të rinj”, është shprehur më tej ai.

Konkluzionin final e përcolli përmes vargjesh të një ish-të përndjekuri politik.

Po me plagë dje,

Me plagë sot

Dhe nesër po përsëri me plagë

O vendi im, o Shqipëria ime

Cmë bëri kështu, sa zemra në gji po më plas

Se kërkoj njerin dhe njerëzit

Që me shpirt të flas

Flas me dru…flas me dru…”./abcnews.al

The post Tryeza për “Zgjedhoren”, Mirush Kabashi: Jemi si anije pa busull, do formojmë diktatorë të rinj appeared first on Abc News.