U fut në sherr për vëllanë, ky është 25-vjeçari që u vra në Vlorë

Një sherr mes të rinjve ka përfunduar me një viktimë në lagjen 24 maji në Vlorë, pranë ish-ushqimores.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 të së enjtes, ku një 25-vjeçar i identifikuar si Aleksandër Petanaj mori një goditje me thikë në zemër.

Siç raporton gazetari Elton Nika për abcnews.al, pas një konflikti ku janë përfshirë disa të rinj, mes tyre edhe vëllai i 25 vjeçarit, një 18 vjecar, Petanaj është përfshirë dhe është goditur me thikë.

Sipas policisë, autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 15-vjeçari Gabriel Tartaraj, i cili është arrestuar nga uniformat blu.

I riu u dërgua në gjendje kritike në spital, ku fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, fatkeqësisht ai humbi jetën pas katër orësh.

Nuk dihen ende rrethanat, e ndërsa mësohet se autori dhe viktima kanë pasur konflikte të mëparshme./abcnews.al

The post U fut në sherr për vëllanë, ky është 25-vjeçari që u vra në Vlorë appeared first on Abc News.