Universiteti i Oksfordit propozon për t’u studiuar Dua Lipën në vend të Mozartit

Akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani të Madhe kanë propozuar që të zëvendësohen kurrikulat në degët e studimit të arteve muzikore, në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësojnë ato klasike.

Sipas The Telegraph, një nga emrat e përmendur për t’u studiuar është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, më saktësisht thyerja e rekordit të saj në “livestream”, duke i zëvendësuar kështu muzicientët klasik siç janë Mozarti e Bethoveni.

Profesorët thanë se repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te “historia evropiane nga periudha e skllavërisë”.

Ndërkohë dokumentet e siguruara nga mediumi britanik zbulojnë se anëtarët e fakultetit, të cilët vendosin për kurse që formojnë gradën e muzikës, kanë propozuar reforma për të adresuar këtë “hegjemoni të të bardhëve”. /abcnews.al

 

The post Universiteti i Oksfordit propozon për t’u studiuar Dua Lipën në vend të Mozartit appeared first on Abc News.