Veprimi i fundit i Kim Kardashian nxiti dyshimet për një rikthim me Kanye West

Megjithëse të gjithë anëtarët e klanit Kardashian-Jenner u bashkuan për të festuar Pashkët, ish burri i Kim, Kanye West nuk u pa gjëkundi. Sidoqoftë, 40 vjeçarja ka mënyrën e vet për ta mbajtur pranë. Duket se pavarësisht divorcit, Kim Kardashian ka ende dashuri për reperin.

Ylli i “Keeping With The Kardashians” ndau disa fotografi në rrjete sociale, ku shfaqej me veshje sportive ndërsa dhe një palë shapka të markës Yeezy të reperit. Kjo tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, për të cilët kjo është një shenjë që mund të tregojë një rikthim mes tyre.

Kim Kardashian

Ndërkohë, kujtojmë që në dokumentet e divorcit të paraqitura në muajin shkurt nga ylli televiziv përmendej si arsye “diferencat e papajtueshme”. Kardashian apeloi në gjykatë për kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre. Ish-çifti ndajnë katër fëmijë së bashku. /abcnews.al

Kim Kardashian, Kanye West, Partia Oscar e Vanity Fair 2020

The post Veprimi i fundit i Kim Kardashian nxiti dyshimet për një rikthim me Kanye West appeared first on Abc News.