VIDEO/ Gjysmë ore lojë, Vinicius dhe Kross kalojnë në festë spanjollët

Real Madrid kalon përpara. Vinicius dërgon topin në rrjetë, pas gjysmë ore lojë.

Real Madrid dhe Liverpool përballen me njëra tjetrën në orën 21.00, në kuadër të Champions League. Nga minuta e parë në sulm për madrilenët e nis Benzema, i ndihmuar edhe nga Vinicius dhe Asensio. Në mesfushë qëndron Casemiro, i cili shpreson të jetë në një natë të mirë.

Në krahun tjetër, të kuqtë fillojnë me Jota, i cili do ketë edhe mbështetjen e Salah dhe Mane. Prapavija është e formuar nga Arnold, Kabak, Philips dhe Robertson.

Gjithashtu, janë bërë publike edhe rreshtimet e Manchester City-Dortmund.  Të dy ekipet e kanë nisur me më të mirët, me takimin që fillon pas një ore.

Manchester City vs Dortmund

Real Madrid vs Liverpool

 

The post VIDEO/ Gjysmë ore lojë, Vinicius dhe Kross kalojnë në festë spanjollët appeared first on Gazeta Standard Online.