VIDEO/ Portieri uruguaian shënon një gol fantastik në Kolumbi

Është shumë e vështirë për të gjetur portierë që kanë aftësi të mira shënimi. Sebastian Viera ka shënuar mëngjesin e sotëm një gol shumë të bukur me goditje dënimi në ndeshjen e skuadrës së tij, Atletico Junior, ndaj Jaguares de Cordoba në javën e 16-të të kampionatit kolumbian.

Në minutën e 17-të, 38-vjeçari mori përsipër atë goditje dënimi dhe mundi të dërgojë sferën në trekëndësh, pa i dhënë asnjë shans kolegut në krahun tjetër.

Në këtë sezon ai ka mundur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë një asist, duke konfirmuar veten si goleador. Viera ka mundur të shënojë 10 gola në karrierë.