Vlashent Sata tregon pengun më të madh pas ndarjes nga jeta së të atit

Vlashent Sata solli pak ditë më parë këngën më të re me titull “Frymë”. Për këtë projekt, ai foli ditën e sotme në studion e “Abc-së së mëngjesit” ku tregoi se kënga është një nga më domethënëset që ka publikuar.

“Nuk nxjerr këngë shumë shpesh dhe kjo është më e vështira që kam nxjerrë, qoftë nga koha, nga ajo çfarë kam shkruar dhe do të doja të mos shkruaja këngë të tilla. Është projekti më i bukur që kam përjetuar. Është bërë midis Shqipërisë, Francës dhe Zvicrës dhe videoja është diçka shumë ndoshta pothuajse fare e konsumuar në trevat tona.”, tha ai.

Duke u ndalur tek raporti me të atin e ndjerë, Vlashenti tregoi dhe pengun më të madh që i ka mbetur në jetë. “Raporti me babin, më tepër se i veçantë do të thoja unë. E ka stimuluar shumë më tepër mungesa ime, fakti që nuk kam jetuar 19 vjet në Shqipëri me të, dhe e dyta babi ka qenë njeriu më i veçantë përpos faktit që e kam patur prind.”, theksoi Vlashenti. /abcnews.al

The post Vlashent Sata tregon pengun më të madh pas ndarjes nga jeta së të atit appeared first on Abc News.