Vlefshmëria e pasaportave, Meta: Hakmarrje primitive për disa qëndrime kritike nga futbollistët

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit.

Duke marrë shkas nga një reagim i De Biazit, Meta thotë ky është një akt i paprecedentë dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Po ashtu, kreu i shtetit shkruan në një postim në Facebook se është absurde që të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë që na bëjnë krenarë, dhe ta mbajnë ” faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.”

Meta shprehet i bindur se më 25 prill do të përfundojë vendimeve autoritare.

POSTIMI

“Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.
Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.
Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese.
Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar.” sb/abcnews.al/

Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe…

Posted by Ilir Meta on Tuesday, April 6, 2021

The post Vlefshmëria e pasaportave, Meta: Hakmarrje primitive për disa qëndrime kritike nga futbollistët appeared first on Abc News.