Zgjedhjet e 25 prillit, Kolegji Zgjedhor vendos sot për listën PD-AN

Kolegji Zgjedhor këtë të hënë është mbledhur për të shqyrtuar padinë e Partisë Socialiste lidhur me listat e paraqitura nga koalicioni PD-AN për zgjedhjet e 25 prillit.

Selia rozë paditi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për lejimin e listës me 222 kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike.

Ankimimi erdhi pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mbështeti kërkesën e PD-së, e cila kundërshtonte vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve që reduktoi listën e kandidatëve për deputetë nga 222 të propozuar, në 153.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se kandidimi me shumë kandidatë prish sistemin.

“Koalicioni i PD ka sjellë 222 emra.  KQZ i pranoi 153 emra, me vendim të Komisionerit Celibashi. KAS pranoi kërkesën e PD për të regjistruar të gjithë kandidatët. Ne e kundërshtojmë. Palët nuk kanë mundësi të barabartë. Kjo sjell probleme me fletën e votimit por edhe me votën parapëlqyese

Fleta e votimit do të ngarkohet dhe do të bëhet e vështirë të kalohet herësi nga ata që janë në pjesën e poshtme të listës. PD e ka taktikë elektorale të mos thyet renditja nga asnjë”, ka thënë Salianji.e.su./abcnews.al

The post Zgjedhjet e 25 prillit, Kolegji Zgjedhor vendos sot për listën PD-AN appeared first on Abc News.