Zjarr në një bllok apartamentesh në New York, 21 të lënduar

Rreth 240 persona janë evakuuar pas shpërthimit të zjarrit në një bllok apartamentesh, në Queens të New York.

Fillimisht zjarri është raportuar në katin e 6 dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ndërtesë e cila ka rreth 150 apartamente.

Departamenti i zjarrfikësve të New York bën me dije se për shuarjen e flakëve janë angazhuar mbi 350 zjarrfikës.

Rreth 21 persona kanë mbetur të lënduar, 16 prej të cilëve janë zjarrfikës, njoftoi zëvendës ndihmësi i shefit të Departamentit të Zjarrfikësve.

Sipas autoriteteve asnjë nga të lënduar nuk është në rrezik për jetën.

 

/abcnews.al/

The post Zjarr në një bllok apartamentesh në New York, 21 të lënduar appeared first on Abc News.